​Shefi i BE-së ngritë shqetësimin për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove

Aktuale

​Shefi i BE-së ngritë shqetësimin për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 14:27
Tomas Szunyog

Reformat në Administratën Publike mundësojnë në kursejmë paranë publike dhe të rritet llogaridhënia institucionale. Kështu u tha në tryezën: “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e saj përpara”.

Po në këtë takim shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ngriti shqetësimin e tij për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përmes dokumenti për reduktimin e barrës administrative i miratuar tashmë në qeveri do krijoj mundësi për kursimin e parasë publike dhe rritje të llogaridhënies.

Shefi i qeverisë tha se procesi i reformës së Administratës Publike merr kohë por që pritshmëritë e tij janë të mëdha në këtë aspekt.

Hoti: Me reformën në Administratës Publik synojmë të kursejmë para publik dhe të rrisim llogaridhënien

“Reduktimi i kësaj barre administrative dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve do na mundësoj të kursejmë para publike, shpenzime publike, të ulim kostot e qytetarëve dhe bizneseve në interaksion me shtetin dhe të rritet ekonomia e vendit në mënyrë të konsiderueshme. Por mbi të gjitha të bëhemi konkurrent me vendet e regjionit dhe ajo që është më e rëndësishme për mua është të rritet llogaridhënia institucionale karshi qytetarëve dhe organeve përkatëse që mbikëqyrin punën. Ideja bazike është që ne të nisemi prej zvogëlimit të numri shumë të madh të agjencive 45 që janë dhe të vijmë tek një numër ashtu siç është rekomanduar me studim të fizibiliteti të zvogëlojmë në masë të madhe ligjet dhe udhëzimet administrative dhe rregullore që kanë të bëjnë me pjesën e licencave dhe ligji i inspektime”, tha Hoti.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i cili është caktuar që të merret me këtë proces tha se nuk mund të ketë reformë të suksesshme pa dhimbje, sepse ajo nënkupton strukturim të asaj që është e pastrukturuar dhe që është neglizhuar nga qeveritë.

Tahiri ka theksuar se Ligjin për Qeveri e kanë dërguar në Komisionin e Venecias për të marr komentet e tyre në aspektin e numrit të ministrive. Tutje ai I ka përmendur disa nga ligjet që kanë ndikim në reformën e Administratës Publike e që duhet të realizohen sa më parë.

Tahiri: Reduktimi i barrës administrative mundëson lehtësia për qytetarët dhe sektorin privat

“Ky program përmes veprimeve konkrete ka për qëllim që të shërbej në realizimin e përfitimeve që kanë qytetarët, kompanitë dhe administrata publike duke e zvogëluar për 30 për qind barrën administrative në periudhën 4 deri 8 vite. Që nënkupton se aty ku ka pengesa administrative për sektorit privat me zyrën e kryeministrit do nisin iniciativa që do zvogëlojnë barrën që është për sektorin privat. Ky program ka kaluar në qeveri dhe është në proces të zbatimit dhe shumë shpejt me rregulloren e re të kryeministrit do hyj në zbatim”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka thënë se prioritet i tyre është zbatimi i reformës së Administratës Publike.

Ai tha se me miratimin e Pakos Pakoja Ligjore për Reformën në Administratën Publike u krijua një sistem plotësisht të ri për rekrutimin dhe avancimin e shërbyesve civil.

Për të mos hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave e ka penguar edhe reformën në Administratën Publike.

Veliu: Pakoja Ligjore për Reformën në Administratën Publike krijojnë sistem plotësisht të ri

“Aprovimi i Pakos Ligjore për Reformën në Administratën Publike nga Kuvendi i Kosovës shënoi kulmin e viteve të tjera të përpjekjeve gjithëpërfshirëse të shërbimit civil dhe administratës publike. Këto ligje krijojnë sistem plotësisht të ri të procedurave të rekrutimit dh avancimit në Shërbimin Civil duke iu bërë ballë në masë të madhe ndërhyrjeve politike në këtë proces, përmes vendosjes së një sistemit të unifikuar për mbi 82 mijë nëpunës që janë të punësuar në sektorin publik, si dhe e rrit llogaridhënien e Administratës Shtetërore dhe të të Agjencive të Pavarura”, tha ai.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se reforma në Administratën Publike është e rëndësishme për procesin e zgjërimit. Përmirësimi i Administratës Publike rrit profesionalizmin, transaprencën dhe menaxhimin më të mirë të financave publike.

Ai tha se përveç miratimit të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe organizimi dhe funksionimi i Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura nuk është parë ndonjë ndryshim në aspektin e organizimit administrative. Ai shprehu edhe shqetësimin e tij për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari I Shtetit.

Szunyog: Nuk kemi parë ndryshime në aspektin se si administrata është organizuar

“Pas këtij viti nuk kemi parë ndryshime në aspektin se si administrata është organizuar më shumë kohë është dashur t’i kushtohet për të organizuar rreziqet që paraqiten në organizimin e tanishëm e keqpërdorimit të financave publike. Vetëm javën e fundit patën rastin ku 2 milionë euro i vodhën nga Thesari si janë të ndara detyrat në administratë dhe vë parimet dhe detyrat praktik dhe parimet. Po ashtu Ligji përcakton bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ministritë mund të organizojnë ofrimin e shërbimeve për shembull IT dhe menaxhimin e pronës ofron shërbime...Llogaridhënie e Agjencioneve janë të nevojshme dhe kjo është e përcaktuar me ligj, qeveria duhet të impelentoj racionalizimin e Agjencioneve dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët”, tha shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti tha se reforma në Administratën Publike është një prej komponentëve kryesore të ERA-së. Ai tha se ky proces duhet të marr formë në vitet në vijim për të lehtësuar dhe fuzionuar reformat e Administratës Publike.

Rashiti: Tri ligjet kryesore për reformë në Administratë Publike ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

“Tri ligjet kryesore ai për zyrtarët publik, për pagat dhe organizimi dhe funksionimi i Administratës Shtetërore dhe Agjencive të pavarura janë procese që kanë për qëllim zhvillimin e sektorit rritjen e koherencës dhe profesionalizimin e Administratës Publike. Këto ligje janë shumë të rëndësishme për të krijuar edhe një harmoni me të mëdha mes pozitave dhe sektorëve të shërbimit civil. Krejt kjo në fund për të përmirësuar shërbimet për qytetarët”, tha Rashiti.

Në këtë tryezë Grupi për Ballkan do të prezantoj të gjeturat dhe rekomandimet e saj si të avancohet reforma për administratë publike bazuar ne raportin “Reforma e Administratës Publike: Një Përpjekje e Vazhdueshme’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat