Haradinaj-Stublla: Marrëveshja finale të përfshijë njohjen reciproke

Aktuale

Haradinaj-Stublla: Marrëveshja finale të përfshijë njohjen reciproke

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:16
Foto nga takimi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin hungarez, Zsolt Németh me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve duke vënë theksin në zhvillimet politike në rajon dhe dialogun me Serbinë.

Në takim, të dyja palët janë pajtuar të vazhdohet me punën e përbashkët ndër-shtetërore për thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Hungarisë, veçanërisht përmes formalizimit të Grupit të Përbashkët Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Hungari.

“Shpreha vendosmërinë e Kosovës për të arritur marrëveshje përfundimtare të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë, vetëm duke respektuar tri parimet e panegociueshme: integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, tha Haradinaj-Stublla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat