Zemaj: Statistikat e të infektuarve me COVID-19 janë tejet shqetësuese

Aktuale

Zemaj: Statistikat e të infektuarve me COVID-19 janë tejet shqetësuese

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:36
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo, me të cilën kanë diskutuar për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë pandemisë.

Sipas tij, statistikat e të infektuarve me virusin COVID-19 janë tejet shqetësuese për Kosovën dhe kontinentin.

“Me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Carin Lobbezoo diskutuam për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë Pandemisë, kapacitetet tona si dhe përkushtimin e zbatimit të rekomandimeve për ta luftuar virusin vdekjeprurës”.

“Statistikat e të infektuarve me virusin Covid 19, janë tejet shqetësuese për vendin tonë dhe kontinentin, prandaj me Ambasadoren Lobbezoo trajtuam çështjen e menaxhimit të situatës, masat anti Covid si dhe këmbimi i përvojave të menaxhimit të situatës dhe përkrahjes nga Mbretëria e Holandës për Kosovën”.

“E falënderova Ambasadoren për partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike në situatat në të cilat gjendemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat