Infektimi me COVID-19, Molliqaj: Për Veselin e Mustafën nuk u reagua sikur për Kurtin

Aktuale

Infektimi me COVID-19, Molliqaj: Për Veselin e Mustafën nuk u reagua sikur për Kurtin

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:46
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të gjithë i kanë uruar shërim të shpejtë kur është infektuar me COVID-19, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur kur me virus ishte infektuar kryeministri, Avdullah Hoti, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Molliqaj këtë komente i ka bërë në një postim në Facebook.

“I madh e i vogël u kujdesën t’i përgjigjen thirrjes “shërim të shpejtë” kur Kurti u infektua me covid 19. Nuk e mbaj mend një ngarendje të tillë kur u infektua Kadri Veseli, Isa Mustafa apo Avdullah Hoti. Çfarë na thotë ky dallim? Niveli i parë është ai i përgjigjes në emër të humanizmit, që më shumë është liberale sesa humaniste. Pra, ne nuk jemi sikur ti që na dëshiroje vdekje, na shpallje të shitur e tradhtarë”, thuhet në reagimin e Molliqajt.

Për më shumë, reagimi i plotë:

“Hegjemonia është pozicion politiko-ideologjik, por edhe praktikë e përditshme. Ajo nuk vërehet thjesht në një moment kritik të matjes apo përballjes. Atë e gjejmë edhe në sjelljet e ritualet e rëndomta.

Ta zëmë, kur përshëndesim, me mënyrën si përshëndesim, kur urojmë, apo edhe kur shajmë. Ajo i bën njerëzit të përbrendësojnë diskurse, siç i bën inferior e të nënshtruar karshi autoriteteve.

I madh e i vogël u kujdesën t’i përgjigjen thirrjes “shërim të shpejtë” kur Kurti u infektua me covid 19. Nuk e mbaj mend një ngarendje të tillë kur u infektua Kadri Veseli, Isa Mustafa apo Avdullah Hoti. Çfarë na thotë ky dallim? Niveli i parë është ai i përgjigjes në emër të humanizmit, që më shumë është liberale sesa humaniste.

Pra, ne nuk jemi sikur ti që na dëshiroje vdekje, na shpallje të shitur e tradhtarë”. Së pari, ata nuk janë të sinqertë sepse nuk u bëhet vonë fare për shëndetin e tij. Logjika vazhdon, ne i duam të gjithë, mbase duam gjithçka përveç kontradiktës. Kjo është kërkesa për normalizim, kërkesë që e ruan status-quon, e bashkë me të edhe strukturat shfrytëzuese e dominuese të pushtetit.
Se dyti, do ta marr guximin të them se kjo është simptomë. Këtu duhet lexuar mungesa më shumë sesa deklarimi afirmativ. Përmes këtij reagimi ata po tregojnë se në shtresat e thella të ndërgjegjes së tyre e kanë pranuar Kurtin si instancë etike, si lider suprem.

Ky qëndrim vjen nga një pozicioni që afirmon bindjen se ekziston një botë. Njerëzimi si i tillë. Kushdo që e lexon si dëshirë ndjellakeqe, është dashakeq ose s’ka kuptuar asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat