Buzhala analizon zgjedhjet në Podujevë, flet edhe për rezultatin

Aktuale

Buzhala analizon zgjedhjet në Podujevë, flet edhe për rezultatin

Nga: A.Zh Më: 29 tetor 2020 Në ora: 16:57
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se zgjedhjet në komunën e Podujevës, do të përcaktojnë shumëçka.

Ai ka thënë se nëse fiton kandidati i LDK-së Nexhmi Rudari, do të ishte sinjal i mirë që baza nuk e ka braktisur këtë parti.

Por, sipas tij, nëse do të fitojë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, do të jetë një hyrje për në fitoren e madhe të këtij subjekti politik, përcjell Bota sot.

Ndërsa, për PDK-në, Buzhala ka thënë se do të ishte befasi që të futej në balotazh.

Reagimi i tij në Facebook, pa ndërhyrje:

Zgjedhjet ne Podujeve

Qysh thojne "Prishtina eshte paralagje e Podujeves". Kur te mberrish ne Prishtine, me fjale te tjera gati ke mberri ne Llap. Historikisht zgjedhjet ne njeren komune i kane reflektu edhe zgjedhjet ne komunen tjeter, kurse te dyjat bashke zgjedhjet ne nivel te Kosoves.

Per kete arsye eshte teper me rendesi rezultati per kryetar te kesaj komune. Nje rezultat pozitiv i LDK'se atje do te ishte sinjal i mire per kete subjekt, posacerisht per Agim Veliun, se baza nuk e ka braksitur. Nese LDK fiton, nese e mban komunen, pretendimet qe nje parti politike, ne kete rast LVV, do te korre fitore plebishitare marrin fund.

Ne anen tjeter, nese kandidati i LVV'se fiton ne Podujeve, nje hap i tille eshte hyrje per ne fitoren e madhe te tyre. Zgjedhjet ne Podujeve percaktojne shumecka.

Eshte me rendesi edhe me e pa se ku eshte PDK. A do te arrije ta ruaj voten e vete, qe nuk ka qene e pakte ne kete komune, ose nese do te mund te beje befasi te dores se pare qe edhe me u fute ne balotazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat