"Ramushi e di që nuk ka aftësi për të qenë President i shtetit, por.."

Aktuale

"Ramushi e di që nuk ka aftësi për të qenë President i shtetit, por.."

Nga: H.O. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:05
Ramush Haradinaj

Ndonëse po flitet për një krizë në koalicionin qeverisës, njohësit e ҫështjeve juridike, fajin ia vënë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili është poashtu pjesë e qeverisë. Mirëpo, Haradinaj po kërkon me ngulm pozitën e presidentit të vendit, andaj kjo ‘kokëfortësi’ e tij do të jetë fatale për këtë koalicion.

Kështu, njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani i pyetur nëse një krizë e tillë mund të prodhoj edhe zgjedhje të reja në Kosobvë, ai thotë se krizë brenda këtij koalicioni, për shkak se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po e kërkon me doemos pozitën e Presidentit të vendit, pavarësisht kapaciteteve të varfëra institucionale të tij.

“Tash e dy muaj ka krizë institucionale për shkak se AAK e do postin e presidentit pamarrë parasysh kapaciteter e varfëra institucionale të Ramushit, megjithatë atë ai këmbëngul dhe bën presion për këtë temë, edhe pse e di që nuk ka aftësi për të qenë Presidenti i shtetit po sikur kryemisitër që e kishte provuar, pra apetitet e mëdha dhe aftësi e vogël minimale për të udhëheq poste të rëndësishme të shtetit”, vlerëson Burjani për “Bota sot”.

Tutje ai thotë se presioni i Haradinajt do të bëj që të prishet ky koalicion ose do të marr këtë post.

“Tash ky presion nga Ramushi do të shtohet ose do të prishet ky koalicion ose do të marr atë post , përderisa LDK nuk është në gjendje të dhuroj këtë post një njeriu që s’ka parti por ka njerëz me vete në sistemin e argatëve, kjo e bën LDK-në të ndalet dhe të mos pranoj të jep poste të tilla koti dhe të merr përgjegjësi për një votim të tillë të këtij njeriu përveҫ apetiteve s’ka gjë tjetër. Pra të tillë ka përplotë në Kosovë, që nuk kanë suskese kurrfare personale, por ka pas suksese politike për të marrë poste dhe për të qeverisë me paranë publike”, vlerëson juristi Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat