Murtezaj e quan të vrazhdë sulmin që ndodhi në Francë: U vranë tre qytetarë të pafajshëm

Aktuale

Murtezaj e quan të vrazhdë sulmin që ndodhi në Francë: U vranë tre qytetarë të pafajshëm

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:07
Valon Murtezaj

Tre persona janë vrarë në sulmin me thikë në një kishë në qytetin francez të Nices.

Valon Murtezaj, profesori i diplomacisë në Paris, në Info Magazine ka thënë që sulmi ishte i vrazhdë.

“Ashtu siç e cilësoi edhe presidenti Macron, gjatë vizitës së tij në Nice “sulm terrorist ekstremist”, në të cilin u vranë tre qytetarë të pafajshëm, të cilët ishin duke i bërë aktivitetet e tyre jetësore në mënyrën më të lirë”.

Murtezaj ka përmendur edhe një tentim për sulm edhe në një qytet tjetër të Francës, por që nuk ka pasë viktima.

“Të gjitha këto, sipas mediave dhe analizave franceze, janë mirë të organizuara, por ndoshta nuk kanë qenë mirë të koordinuara. Sidoqoftë, në momentin kur qytetarët e pafajshëm duke ecur rrugës sulmohen dhe ju merret jeta në një situatë, kur edhe ashtu jemi të kërcënuar nga pandemia”.

“Natyrisht që çdo individ, do të duhej të shprehte solidarizimin me viktimat dhe me familjet e tyre, poashtu edhe me popullin francez”.

Sipas Murtezajt, askush uk mund të qëndrojë indiferent nga skenat e tilla.

“Duhet ta kuptojmë secili prej nesh, që ata që bëjnë akte të tilla barbare dhe terroriste, nuk u intereson asgjë tjetër vetëm për të arritur te kryerja e veprës së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat