Petkoviç: Çdo takim në Bruksel e fillojmë me çështjen e Asociacionit

Aktuale

Petkoviç: Çdo takim në Bruksel e fillojmë me çështjen e Asociacionit

Nga: Fatmir Beka Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:09
Petar Petkoviç

Shefi i ekipit serb të bisedimeve Petar Petkoviç ka deklaruar se në raundin e sotshëm të dialogut në Bruksel, Beogradi ka iniciuar çështjen e Asociacionit të komunave sepse cilado temë të hapet nuk mund të ektë dialog pa formimin e Asociacionit, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ai tha se me çështjen e Asociacionit ka nisur takimin e sotshëm me përfaqësuesit e BE-së dhe delegacionin e Prishtinës.

"Të gjithë duhet ta dinë se cilado temë që hapet dhe çka do qoftë që diskutohet në dialog, pa formimin e Asociacionit të komunave nuk mund të përparojmë – kjo tash është e qartë për të gjithë” tha Petkoviç për gazetarët.

Do të shohim si do sillet Prishtina, sepse ajo thotë se Asociacioni do të formohet sipas mendimit të Gjykatës Kushtetuese.

"Kjo është e papranueshme, sepse nuk është marrëveshja e Brukselit. Ne na duhet institucion serioz me kompetenca ekzekutive, fjala është për thelbin e të drejtave kolektive” tha ai.

Lidhur me takimin e mundshëm të nivelit të lartë, Petkoviç tha se kjo varet nga Brukseli.

"Takimi i radhës dhe niveli varet nga BE që drejton dialogun, që si nikoqir e ka obligim ftesën edhe vazhdimin e dialogut” tha ai duke shtuar se me rëndësi është prania e ekspertëve sepse Beogradi edhe Vuçiq janë të përcaktuar për interesat vitale të Serbisë përmes dialogut.

Qëndrimet diametralisht të kundërta 

Petkoviç tha se rreth hulumtimeve financiare edhe pasurisë të dy palët kanë qëndrime të kundërta. “kemi shprehur qasjen edhe këndvështrimin tonë. Çdo herë vijmë me propozime për probleme, kërkojmë përcaktimin e qartë të parimeve edhe mekanizmit të zgjidhjeve që ngarkojnë raportet tona me vite” tha ai.

Me bisedime po përpiqemi të ndërtojmë paqen e domosdoshme për serbë edhe shqiptarë sepse pajtimi historik është i domosdoshëm për paqen dhe prosperitetin në Ballkan.

Më mirë problemet të zgjidhen në tavolinë se të rrjedhin në Kosovë që mund të sjell ankth dhe të na largoj nga procesi i normalizimit u shpreh ai.

Përmbushja e marrëveshjes së Brukselit është i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut dhe ndërtimin e besimit ashtu që të mund të bëhet hap përpara  në bisedimet e largëta në Bruksel.

Petkoviç tha se Beogradi ka përmbushur të gjithë atë për çka janë pajtuar dhe tash kërkon që Prishtina nuk e ka përmbushur për shtatë vite e gjysmë për Asociacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat