Abrashi: Projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Aktuale

Abrashi: Projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:51
Foto nga takimi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka paralajmëruar se do të ketë projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, së shpejti Maqedonia e Veriut do t’i përfundojë punimet në pjesën e mbetur të autostradës “Arbën Xhaferi”, që Prishtina dhe Shkupi të ofrohen edhe më shumë në aspektin ekonomik.

“Në takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, u dakorduam që të kemi projekte të përbashkëta infrastrukturore për ta lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat