Richard Grenell vjen me një mesazh për shqiptarët

Aktuale

Richard Grenell vjen me një mesazh për shqiptarët

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:02
Richard Grenell

Ambasadori Richard Grenell, ‘kumbar’ i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington dhe një nga njerëzit e rëndësishëm pranë presidentit amerikan, Donald Trump, dha një mesazh live në emisionin e Çim Pekës në Syri.

Ambasadori ishte i ftuar në një takim të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në krah të aktivistes Evi Kokalari, ia vlerësoi punën që ka bërë Trump për shqiptarët.

Image
Richard Grenell dhe Evi Kokalari

“Votoni për Donald Trump, ai i meriton votat,” tha Grenell.

Shqiptarët mund të duken një komunitet i vogël në SHBA, megjithatë votat e tyre janë të rëndësishme në disa shtete, sidomos në Miçigan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat