Njohësit e çështjeve politike thonë se Kushtetuesja mund ta kthejë në zero procesin e votimit të Qeverisë Hoti

Aktuale

Njohësit e çështjeve politike thonë se Kushtetuesja mund ta kthejë në zero procesin e votimit të Qeverisë Hoti

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:13
Kuvendi i Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje, ka kohë që vlerëson se Qeveria aktuale e Kosovës  nuk ka legjitimitet, mes tjerash edhe për shkak të procedurës së votimit të saj, në të cilën ka marrë pjesë edhe Etem Arifi, i cili është dënuar me burgim. Por, njohësit e çështjeve politike janë skeptik se Qeveria mund të bie për këtë arsye.

Vota e deputetit Etem Arifit në ditën e votimit të qeverisë Hoti po shihet si jo legjitime nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi deputeti ka qenë në një proces gjyqësor për të cilën së fundmi është shpallur fajtor.

Por njohësit e çështjeve politike, nuk presin që Qeveria Hoti të rrëzohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për shkak të votës së ish-deputetit Arifi.

Analisti politik, Rasim Alia, mendon se krejt çka mund te bëjë Gjykata Kushtetuese është ta kthej procesin në pikën zero.

“E gjitha çka mundet të prodhohet tutje është skenari kur Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj do të mund të shkruante se procesi i zgjedhjes së Qeverisë Hoti si i tillë ka qenë jo në rregull si procedurë dhe ta kthente këtë proces në pikën zero. Qeveria Hoti do të dilte sërish në votim dhe kjo do të implikonte më pas edhe skenarë tjerë”, deklaroi Rasim Alija.

Ndërsa profesori universitar, Blerim Burjani, i sheh këto zhvillime si lojëra politike nga partitë e vendit.

“Në momentin kur është votuar Qeveria Hoti, Arifi ka pasur legjitimacion veprimi dhe ka qenë deputetë në procedurë të rregullt veprimi dhe ka votuar me të drejtë të plotë të votës…Tentativa për të rrëzuar pushtete për inat të njëri tjetrit e ka humbur kuptimin”, deklaroi Blerim Burjani.

Në ditët në vijim pritet qe Gjykata Kushtetuese ta jap verdiktin final rreth kësaj çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat