Arben Vitia nesër në Llap për ta përkrahur Shpejtim Bulliqin

Aktuale

Arben Vitia nesër në Llap për ta përkrahur Shpejtim Bulliqin

Nga: D.RR Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:45
Shpejtim Bulliqi dhe Arben Vitia

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, do të vizitojë nesër Podujevën, për ta përkrahur kandidatin Shpejtim Bulliqin në rrugën e tij për kryetar të komunës së Podujevës, shkruan “Bota sot”.

Bulliqi së bashku me Vitinë do të mbajnë një takim me përkrahësit e Vetëvendosjes dhe banorët e asaj ane në “Restaurant Curri” në fshatin Shakovicë, nga ora 19:00.

Zgjedhjet për të parin e Podujevës do të mbahen më 29 nëntor, zgjedhje këto që u zvarritën nga KQZ-ja që prej muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat