Ministri Kuçi paralajmëron shqyrtimin e dorëheqjes, lëshon studion ku po diskutonte me analistët

Aktuale

Ministri Kuçi paralajmëron shqyrtimin e dorëheqjes, lëshon studion ku po diskutonte me analistët

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:02
Blerim Kuçi

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë dorëheqjen nëse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës vlerëson se ka konflikt interesi në tenderin 5 milionë eurosh, të fituar pikërisht nga kompania e tij.

Kështu tha ai në Debat Plus, derisa u diskutua lidhur me këtë tendet.

“Nëse konkludohet se në këtë rast ka konflikt interesi, unë do të shqyrtoj dorëheqjen nga pozita ime si ministër i Ekonomisë”, tha ai.

Image

Pas kësaj, Kuçi u largua nga studioja duke thënë se nuk pranon të flas për çështje të tjera, ani pse duhej të përgjigjej si ministër për temat në të cilat ka përgjegjësi.

Kujtojmë se për disa ditë radhazi në vend është diskutuar tenderi 5 milionë euro për ndërtimin e spitalit të Prizrenit, i cili ësht fituar pikërisht nga kompania “Hidroterm”, pronar i së cilës është Blerim Kuçi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat