Rrahje pas debatit me Tërmkollin? Flasin avokati Gashi dhe moderatori

Aktuale

Rrahje pas debatit me Tërmkollin? Flasin avokati Gashi dhe moderatori

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 22:49
Melihate Termkolli dhe avokati Tomë Gashi

(E plotësuar) - Drejtuesi i emisionit “Debat” në RTK, Ridvan Berisha ka folur pas raportimit të mediave se ka pasur përplasje ndërmjet shoferit të Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Ai tha se kjo nuk është e vërtetë.

”Është një lajm i pasaktë. Asgjë nuk ka ndodhur pas emisionit”, tha ai.

Ndryshe, IO, duke u thirrur në burime të veta ka raportuar për përleshje ndërmjet Tomë Gashit dhe shoferit të Melihate Tërmkollit.

Ndryshe, Tërmkolli e Gashi janë përplasue e ofenduar gjatë emisionit “Debat” në RTK.

Flet avokati Gashi

Avokati Tomë Gashi, në një përgjigje të shkurtër, ka demantuar raportimet për kinse sulmin ndaj tij nga shoferi i Melihate Termkollit pas një debati të nxehtë në Televizioni Publik. Ai prerë ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Tomë Gashi.

Në vazhdim të emisionit “Debat” të RTK-së ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

***

Para pak minutash ka eskaluar debati mes Melihate Termkollit dhe avokatit Tomë Gashi.

Debati në fjalë ka kaluar edhe në fyerje.

Burime të IO bëjnë me dije se pas debatit në RTK, avokati Tomë Gashi është përleshur me shoferin e Melihate Tërmkollit.

Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku pritet të dalin në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat