Flet avokati i Driton Lajçit, tregon a ka aktakuzë ndaj tij

Aktuale

Flet avokati i Driton Lajçit, tregon a ka aktakuzë ndaj tij

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 23:29
Driton Lajçi

Avokati i Driton Lajçit, Artan Qerkini, ka thënë se arsyeja prapa largimit të Lajçit nga Zyra për mbrojtje juridike të personave potencialisht të akuzuar nga Gjykata Speciale, ndërlidhet me përfundimin e mandatit dyvjeçar për të cilin është emëruar.

Qerkini ka thënë se nuk është pranuar asnjë aktakuzë në lidhje me Driton Lajçin.

“Kurrfarë aktakuze në lidhje me Driton Ljaçin nuk kemi pranuar, ndërsa largimi i tij nga Zyra për mbrojtje juridike të personave potencialisht të akuzuar nga Gjykata Speciale, ndërlidhet me përfundimin e mandatit 2 vjeçar për të cilin është emëruar”, ka thënë Qerkini për ktv.

Por mandati i Driton Lajçit në Divisionin për koordinimin e procesit për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar potencial nga Gjykata Speciale ende nuk ka mbaruar.

Në fakt ai është emëruar më 26 nëntor të vitit 2018, nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

E në vendimin e emërimit specifikohet se mandati zgjatë deri më 25 nëntor, përkatësisht derisa të mos merret ndonjë vendim tjetër.

Si udhëheqës i Divizionit për koordinimin e procesit për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara ai raporton tek ministri i Drejtësisë në aspektin operacional, ndërsa në aspektin administrativ tek Sekretari i Përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat