Diskutohet marrëveshje e re e sigurimeve Kosovë-Shqipëri

Aktuale

Diskutohet marrëveshje e re e sigurimeve Kosovë-Shqipëri

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 06:32
Sami Mazreku dhe Anila Hoxha

Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë marrëveshje të re për trajtimin dhe pagesën e dëmeve në fushën e sigurimeve.

U.D Drejtori Ekzekutiv i BKS-së (Byroja Kosovare e Sigurimeve) Sami Mazreku në ambientet e BSHS-së në Tiranë ka takuar drejtoreshën ekzekutive të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve(BSHS) zonjën Anila Hoxha.

Në takim është diskutuar për nënshkrimin e marrëveshjes së re Kosovë-Shqipëri, e cila ka qëllim trajtimin dhe pagesën e dëmeve sipas MOU-së mes dy shteteve dhe trajtimin mbylljen e detyrimeve të vjetra mes të dy vendeve duke u bazuar edhe në marrëveshjen e re që është nënshkruar në mes të BQK dhe AMF.

Ndryshe Marrëveshja e vjetër ishte e vitit 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat