Hoxha Drilon Gashi: Myslimanët ekstremist kanë shkuar në Francë për të robëruar ‘francuska’

Aktuale

Hoxha Drilon Gashi: Myslimanët ekstremist kanë shkuar në Francë për të robëruar ‘francuska’

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 08:40
Drilon Gashi

Hoxha Drilon Gashi ka folur për qëllimin e myslimanëve që kanë shkuar në Francë.

“Në fakt, myslimanët që shkojnë në Francë, pra çifti i këtyre myslimanëve ekstremist, kanë shkuar për të zënë robnesha francuska dhe më vonë ta robnojnë edhe vetë Macronin”, ka thënë Gashi në Kanal10.

Ai është kundërshtuar nga teologu Mustafë Bajrami, i cili ka thënë se Gashi nuk mund ta dijë arsyen e shkuarjes së myslimanëve në Francë e Evropë.

“Zoti mos të provoftë në lëkurën e tyre e të dish se çfarë kanë provuar ata. A e dëgjove veten se çfarë deklarove?”, i ka thënë Bajrami-Gashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat