Kosova, do ta sigurojë vaksinën për Covidin-19 përmes Bankës Botërore

Aktuale

Kosova, do ta sigurojë vaksinën për Covidin-19 përmes Bankës Botërore

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:02
Hykmete Bajrami

Kosova është në negociata me Bankën Botërore për sigurimin e vaksinës antiCovid.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hykmete Bajrami të premten në një konferencë shtypi.

“Si Ministri e Financave jemi në negociata intensive me Bankën Botërore në mënyrë që të hyjmë gjithashtu në një projekt të sigurimit dhe financimit të vaksinës antiCovid dhe kjo na bën të sigurt se ne do të jemi ndër vendet e para në fakt që sapo të dalë vaksina të arrijë. Do të thotë kur ata të furnizohen në mesin e shumë vendeve të tjera do të jetë edhe Kosova. Këto janë parashikimet tona, duke u bazuar në situatën aktuale”, ka thënë Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat