Qeveria e plotëson me tre anëtarë Bordin e SHSKUK-së

Aktuale

Qeveria e plotëson me tre anëtarë Bordin e SHSKUK-së

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:54
Foto Ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme ka emëruar tre anëtarë të rinj Bordi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.

Qeveria ka votuar me shumicë votash për anëtarët e propozuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Anëtarët e rinj të Bordit janë Dr. Diellor Rizaj, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë në cilësinë e këshilltarit të ministrit Zemaj. Dr. Vjollca Kadolli përfaqësuese nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe Dr. Naim Hoxha nga Spitali i Ferizajt.

Tre anëtarët e rinj do të zëvendësojnë anëtarët të cilëve iu ka skaduar mandati Dr. Diana Dafota, Dr. Sadete Hadri dhe Dr. Mirsad Shkreta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat