Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorë të UÇK-së

Aktuale

Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” tre dëshmorë të UÇK-së

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 11:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, tre dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu.

Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook, Thaçi ka thënë se lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë.

Presidenti Thaçi theksoi se pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.

“Me urdhrin “Hero i Kosovës”, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe Xhafer Avdullahu. Lufta e UÇK-së gjeti mbështetje të gjerë në të gjithë hapësirën e Kosovës dhe me gjerë.

Pa gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve, Kosova nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur”, ka shkruar presidenti Thaçi. 

Me urdhrin “Hero i Kosovës”, i dekorova dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Blerim Bala, Afrim Musliu dhe...

Posted by Hashim Thaçi on Friday, October 30, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat