Reagimi i ish-agjentit të SHIK-ut pas dënimit të Sami Lushtakut, ja si e quan atë

Aktuale

Reagimi i ish-agjentit të SHIK-ut pas dënimit të Sami Lushtakut, ja si e quan atë

Nga: N.Sh. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:05
Sami Lushtaku

2 mijë euro gjobë u dënua ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku nga Gjykata pas kanosjes së avokatit Gazmend Halilaj.

Për këtë vepër penale, gjyqtarja Alltën Mureli i ka shqiptuar Lushtakut dënimin me 2 mijë euro gjobë.

Pas këtij dënimi qesharak, kanë vërshuar reagimet në opinionin publik.

Shumica prej reagimeve ishin në mbrojtje të avokatit dhe kundër vendimit të Gjykatës.

Qytetarët por edhe njerëz intelektual e nga shoqëria civile reaguan pas këtij dënimi qesharak e shumë minimal të Sami Lushtakut.

Lushtakut i cili e ka pranuar fajësinë për kanosje, iu mundësua nga Gjykata që edhe këtë dënim minimal ta paguaj me rata.

E ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar duke e quajtur Lushtakun multi-milioner dhe profiter të luftës.

Miftari në një reagim në Facebook thotë se, 2 mijë euro Lushtaku i shpenzon në dreka.

Postimi i plotë:

Ka organizu vrasjën edhe të një njeriut tjeter të radhës multi-milioneri, profiteri i luftës, dënohet me gjykatatë e kapura nga Mafia me dy mijë euro, (qaq i hargjon për një drek me dashnore të veta), drejtësi se jo mahi vetëm të fortit mbijetojnë në Gjunglen e Kosovës, prandaj edhe po jetove pak, jeto i lirë si një Luan apo një Ujk, ose jeto gjatë si një Lepur i ndjeku dhe i shkelur nga të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat