Përplasja Tomë Gashi - Melihate Tërmkolli, reagon Besa Gaxherri, këto fjalë i ka për avokatin

Aktuale

Përplasja Tomë Gashi - Melihate Tërmkolli, reagon Besa Gaxherri, këto fjalë i ka për avokatin

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 12:57
Melihate Tërmkolli, Besa Gaxherri

Pas përplasjes me avokatin Tomë Gashi, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri i ka dhënë mbështetje koleges së saj, Melihate Tërmkollit.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se avokati i studiove televizive, duke iu referuar Gashit nuk ka kredibilitet të fyej askënd e aq më pak Tërmkollin.

Po ashtu, ajo ka shkruar se është krenare për punën dhe e sakrificën e Tërmkollit.

Postimi i plotë:

Shumë e nderuara Meli!

Ne jemi krenarë me punën,  përkushtimin e sakrificën tuaj, të jemi falënderuese që tërë jetën tuaj, jeni angazhuar për Kosovën, avokati i studiove televizive, nuk ka kredibilitet të të fyej askënd e aq më pak juve.

Ne të duam e të respektojmë kështu si je!✌

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat