Deputetja e PDK-së i reagon Tomë Gashit për ofendimin që ia bëri Melihate Tërmkollit

Aktuale

Deputetja e PDK-së i reagon Tomë Gashit për ofendimin që ia bëri Melihate Tërmkollit

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 13:39
Valdete Idrizi

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi i ka reaguar avokatit Tomë Gashi i cili në një debat televiziv mbrëmë e ka ofenduar zyrtaren e LDK-së, Melihate Tërmkollin.

Idrizi ka thënë se deklarata e avokatit Gashi është shumë e ulët.

Ajo thotë se Gashi nuk duhet të ftohet në studio televizive e as të mbajë licencë të avokatit.

“Prej një njeriu si Tomë Gashi, i cili njihet si dhunues, të cilin e kemi pa të gjithë edhe duke shqelmu fëmijën në rrugë, nuk pritet më mirë. Bile as që është penduar, sipas deklaratave të tij. Ai edhe mbrëmë në një debat televiziv ofendoi një grua. E ultë, shumë e ultë. Ende habitem se si njerëz të tillë ftohen në studio televizive, dhe mbajnë licencë avokatie për të mbrojtë të drejtat e dikujt. Turp”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat