Albulena Haxhiu e “zbulon” skandalin e radhës të Qeverisë Hoti

Aktuale

Albulena Haxhiu e “zbulon” skandalin e radhës të Qeverisë Hoti

Nga: N. H Më: 30 tetor 2020 Në ora: 19:46
Albulena Haxhiu

U raportua se institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se Qeveria ka shkelur të drejtën për të mos u diskriminuar në rastin e ish-këshilltarit të Albin Kurtit sa ishte kryeministër, Tienmu Ma.

Ky vendim ishte marrë më herët nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim – Divizioni për të Huajt, me arsyetimin se nuk ishte plotësuar dokumentacioni i kërkuar, por pas reagimeve të shumta, edhe të bashkësisë ndërkombëtare, Qeveria anuloi vendimin më 1 tetor.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ajo këtë veprim të Qeverisë Hoti e ka quajtur si skandali i rashës.

Sipas ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, qeveria aktuale s’ka kurrfarë respekti për të drejtat e njeriut.

Ja shkrimi i saj:

Ky është vetëm skandali i radhës i një Qeverie që s’ka kurrfarë respekti për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat