Tomë Gashi i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, publikon një video ku Melihate Termkolli “shfryhet” ndaj kreut të LDK-së

Aktuale

Tomë Gashi i kundërpërgjigjet Isa Mustafës, publikon një video ku Melihate Termkolli “shfryhet” ndaj kreut të LDK-së

Nga: N. H Më: 30 tetor 2020 Në ora: 20:52
Isa Mustafa dhe Melihate Termkolli

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj ofendimit të mbrëmshëm që avokati Tomë Gashi i ka bërë anëtares së LDK-së, Melihate Termkolli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se ofendimet që iu bënë Tërmkollit nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

E, pas këtij reagimi të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është përgjigjur edhe avokati Tomë Gashi.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka ndarë një video ku anëtarja e LDK-së, Melihate Termkolli, fyen rëndë Isa Mustafën, derisa e quan edhe si njeriu i Rrahman Morinës.

Gashi këtë deklaratë të Termkollit, e quan si ofendim i rëndë ndaj Mustafës.

Ja reagimi i tij:

Përgjigje ndaj reagimit të Isa Mustafës:

Ofendimet ndaj zotni Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së janë të papranueshme, pa fije edukate dhe me mungesë përgjegjësie para opinionit publik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat