“Përplasja” me Policinë e Kosovës, sqarohet Gani Geci: Kjo është e vërteta, ja çfarë kërkova nga pjesëtarët e rendit

Aktuale

“Përplasja” me Policinë e Kosovës, sqarohet Gani Geci: Kjo është e vërteta, ja çfarë kërkova nga pjesëtarët e rendit

Nga: N. H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 00:00
Gani Geci

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ballafaquar sonte me pjesëtarët e rendit.

Ai u ka kërkuar zyrtarëve policorë urdhrin e prokurorit para se të largohet. Bashkë me zyrtarët policorë në inspektim ishte edhe ministri Zemaj.

Geci përmes një sqarimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se duke ditur që vendimi i qeverisë në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30, një vendim të ri të qeverisë ende nuk ka dalur, andaj ai thotë të ketë kërkuar dokument pse duhej të dilnin nga lokali, pasi nuk i kishin paguar ende pijet.

Ja sqarimi i tij:

SQARIM.

Te dashur qytetarë Vendimi në fuqi i Qeverisë është që lokalet te punojnë deri ne oren 23 e 30 sonte me ftesën e disa miqëve të mij që kanë ardhur nga Zvicrra kam dalur me pi kafe në një kafiteri në Prishtinë.

Une isha ulur në terasen e kafiterisë, unë dhe të gjithë ata që ishin në tavolinë me mua por edhe rreth meje kishim maskat antikovid te vendosura.

Duke ditur qe vendimi i i qeverisë qê është në fuqi është që lokalet të jenë të hapura deri në orën 23:30 dhe ora ishte 21:55, një vendim të ri të qeverisë nuk ka kerkova dokument pse duhej te dilnin nga lokali pasi nuk i kishin pagua ende as pijet.

Pasi ca policë urdherun të dalin jashtë të gjithë kerkova arsyt dhe leter me shkrim.

Fillimisht nuk e dija se për çka bëhej fjalë dhe unë kërkova urdhërinë e prokurorit ose një dokument se pse duhej të dilnim nga lokali.

Ata më vonë na shpjegua se zbrazja e lokalit ishte për shkat të masave anti-Covid edhe pse nuk kishin ndoni leter te shkruar të Inspektoriatit për mbyllje të lokalit apo vendim të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat