Kufizimet e mundshme, Komiteti për pandeminë mblidhet sot në ora 11:00

Aktuale

Kufizimet e mundshme, Komiteti për pandeminë mblidhet sot në ora 11:00

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 09:35
Armend Zemaj

Rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19 ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të vihet në lëvizje.

Siç ka njoftuar sot ky dikaster i drejtuar nga Armend Zemaj, në orën 11:00 do të mblidhet Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës pandemike, ku do të shqyrtohen kufizimet eventuale që mund të merren.

“Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth Covid-19 mban sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona”, thuhet në njoftim.

Masa pritet të merren për Prishtinën në veçanti meqë numri më i madh i personave të infektuar është nga kryeqyteti.

Vetëm në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 608 testime kanë rezultuar pozitiv 418 persona dhe janë shëruar 67.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat