Aksident tragjik në rrugën Kllokot-Viti, dy të vdekur

Aktuale

Aksident tragjik në rrugën Kllokot-Viti, dy të vdekur

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëë në Viti, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka shtuar se edhe një person në gjendje të rëndë është dërguar në QKUK.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur një vetur në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjeret dergohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa Pasagjeri i tretë (1981) dergohet në QKUK-Prishtine në gjendje të rëndë”, ka thënë Hashani.

Hashani ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat