​PDK kërkon shkarkimin e ministrave Bajrami e Kuçi

Aktuale

​PDK kërkon shkarkimin e ministrave Bajrami e Kuçi

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 11:58
Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se skandalet e një pas njëshme të qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, kanë dëmtuar integritetin e institucioneve publike të Kosovës.

Tahiri ka shpalosur tri aferat e fundit të qeverisë Hoti, duke thënë se nuk po shohin kurrfarë përgjegjësie, as penale, as profesionale dhe as morale nga akterët përgjegjës të kësaj qeverie.

Ai tha në konferencë për media se shuarja e Task Forcës Kundër Korrupsionit që hetonte aferat korruptive të zyrtarëve të lartë qeveritar, ka qenë një vendim i dëmshëm, i pa arsyeshëm, i pa bazë dhe i motivuar politikisht, për të goditur rendin dhe ligjin.

Tahiri: Hoti ta anulojë vendimin për Task Forcës Anti Korrupsion

“Pasojat e këtij vendimi, fatkeqësisht, do të shkojnë në llogari të institucioneve ligj zbatuese, agjendës tonë integruese, si dhe në llogari të vetë imazhit të Republikës së Kosovës. Prandaj, ne kërkojmë nga kryeministri Hoti që të reflektojë mbi vendimin që ka marrë për shuarjen e Task Force. Anulimi sa më parë i këtij vendimi dhe këthimi i punës së Task Forcës do t’i bënte nder Republikës së Kosovës dhe do ta forconte sundimin e ligjit në vnedin tonë. Pa një mekanizëm të tillë është cenuar siguria juridike dhe besimi i qytetarëve në rend dhe ligj. Pa këtë Task Forcë, të sigurtë janë vetëm zyrtarët e korruptuar të nivelit të lartë“, tha ai.

Tahiri shtoi se skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove dhe tenderi 5 milionë euro i dhënë për kompaninë e ministrit Kuçi, nuk duhet do të kalohen në heshtje.

Për këto skandale të Qeverisë, deputeti Tahiri ka kërkuar dorëheqje e shkarkime të ministrave Hykmete Bajrami dhe Blerim Kuçi.

Tahiri: Hoti do të mbahet mend si kryeministër që ministrat e tij marrin tendera

“Ne mund ta kuptojë se ajo edhe mund të mos ketë përgjegjësi penale, nukpo paragjykojmë, mirëpo pa dyshim por ministrja Bajrami si udhëheqëse e këtij dikasteri ka përgjegjësi morale dhe vazhdimi i punës së saj në këtë ministri, do ta dëntonte rënd edhe imazhin e Republikës së Kosovës dhe e treta ne e kemi parë edhe skandalin e pa precendent të aferës në të cilën kompania e ministrit Kuçi, ka fituar tender mbi 7 milionë nga qeveria.....pra ky kryeministër Hoti do të mbahet mend si kryeministër i parë, që ministrat e tij marrin tendera nga qeveria që e udhëheq kryeministri Hoti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, përveç dëmeve të drejtpërdrejta, këto skandale kanë kulmuar edhe me dëmtimin e integritetit të institucioneve publike.

Tahiri: Hoti ta shënojë aktin e parë të ndaljes së degradimit të mëtejmë të qeverisjes

“Përgjegjësia për këto skandale tashmë nuk është zgjidhje. Është detyrë. Prandaj ne kërkojmë nga kryeministri Hoti, që përmes shkarkimit të këtyre dy ministrave, si dhe tërheqjes së vendimit për shuarjen e Task Forcës Kundër Korrupsionit, ta shënojë aktin e parë të ndaljes së degradimit të mëtejmë të qeverisjes në vend. Natyrisht se ne dyshojmë se ai do të mund ta restaurojë imazhin e qeverisjes së Kosovës, që është degraduar aq shumë, mirëpo një vendim i tillë, është jashtëzakonisht i domosdoshëm”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se këto skandale, e kanë sfiduar më shumë se kurrë, integritetin e institucioneve publike, dhe e kanë lënduar më shumë se kurrë, besimin që qytetarët duhet ta kenë në institucione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat