Shala i ashpër: Njerëzit e AAK-së me në krye me Ramushin kanë blerë toka me 1 euro – “Kanë me na k*ajt...”

Aktuale

Shala i ashpër: Njerëzit e AAK-së me në krye me Ramushin kanë blerë toka me 1 euro – “Kanë me na k*ajt...”

Nga: N. H Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:46
Ramush Haradinaj

Analisit politik, Krenar Shala permes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka dhënë kritika të mëdha për qeverinë e Kosovës, pasi kjo e fundit e ka vendosur në program prapë ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

Shala thotë se kjo po bëhet për njerëzit e AAK-së dhe Ramush Haradinajn, që kanë blerë toka me 1 euro edhe presin për t’i shpronësuar me shumëfish më shumë.

“Pse? Sepse do njerëz të AAK-së, me në krye Ramushin, kanë ble toka me 1 euro edhe presin me i shpronësu me shumëfish ma shumë. Dmth, ma na kajt nonën, me fjalë të tjera. Pse? Veç pse po i durojna. Për kurgjo tjetër”, shkruan ai mes të tjerave në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Krenar Shala

100 mijë njerëz po e presin këtë qyqe-qeveri që me i mbledhë votat diqysh që me e miratu projekt-ligjin për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që me mujt me i nxjerrë 10 euro prej Trustit! Paramendoni! 10 euro - 100 mijë veta presin me i nxjerrë!

Ndërkaq kjo qyqe-qeveria pa kurrfarë legjitimiteti e paska shti në program prapë ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, që pritet me i kushtu buxhetit 1 miliard euro. Plus mirëmbajtja që ka me kushtu e që duhet patjetër në të ardhmen me vendosë laura për pagesë. Projekt dmth i panevojshëm. Autostradë që i lidhë arrat.

Pse? Sepse do njerëz të AAK-së, me në krye Ramushin, kanë ble toka me 1 euro edhe presin me i shpronësu me shumëfish ma shumë. Dmth, ma na kajt nonën, me fjalë të tjera. Pse? Veç pse po i durojna. Për kurgjo tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat