24 orë nën rrënoja, rrëfimi prekës: Nëna nga Kosova e kishte mbuluar djalin me trupin e saj

Aktuale

24 orë nën rrënoja, rrëfimi prekës: Nëna nga Kosova e kishte mbuluar djalin me trupin e saj

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:26
Nazmiye Doğrayan

Një grua me origjinë shqiptare nga Kosova humbi jetën nga tërmeti tragjik në Izmir, ndërsa djali i saj është në gjendje të rëndë për jetën. Besmira Bylykbashi, që studion dhe jeton prej disa vitesh në Izmir rrëfeu për Abcnews.al se Nazmiye Doğrayan 62-vjeçe dhe djali i saj u gjetën pas 24 orëve nga kërkimet.

Por vetëm djali kishte arritur të mbijetonte. “Nëna dhe djali u gjetën të përqafuar në rrënoja. Nëna e kishte mbuluar djalin me trupin e saj. Djali 28-vjeç është në gjendje të rëndë për jetën” tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat