Kelmendi: Këto ditë i kemi punët më mirë me Covid-19 se sa verës

Aktuale

Kelmendi: Këto ditë i kemi punët më mirë me Covid-19 se sa verës

Nga: A.Zh Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:54
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se gjendja aktuale me Koronavirus në Kosovë, është më e mirë se sa verës.

Ai ka thënë krahasuar rastet e muajve të verës me shifrat aktuale, duke thënë se tani pozitive janë një e treta e mostrave.

Por, Kelmendi ka thënë se kjo nuk do të thotë që nuk duhet marrë seriozisht Covid-19, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Keq janë punët me virus!

Por, në perspektivë, këto ditë i kemi punët më mirë me Covid-19 se sa verës. Atëherë nga 450 mostra, ka pas ditë kur dilnin 250 të infektuar, që i bie më shumë se gjysma.

Sot qenkan 514 raste pozitive nga 1750 mostra - i bie më pak se 1/3.

Kjo asnjëherë s’do të thotë se s’duhet marrë seriozisht virusin. Përkundrazi, vetëdija e secilit na ndihmon ta kalojmë më lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat