Trondit shqiptarja e dhunuar nga serbët: EULEX-i kërkoi t’i tërhiqja deklaratat

Aktuale

Trondit shqiptarja e dhunuar nga serbët: EULEX-i kërkoi t’i tërhiqja deklaratat

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Një deklaratë tronditëse ka dhënë njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka treguar se si paramilitarët serbë e kishin dhunuar atë, e më pas të njëjtën gjë kishin tentuar ta bënin edhe me vajzën e saj, atë kohë vetëm 6-vjeçare.

“Pasi me kanë dhunuar mua disa ditë rresht, paramilitari e mori vajzën 6 vjeçare dhe ia qojke fustanin përpjetë, e mori një shtagë ia vendosi midis dy këmëbve, dhe vajza u mbulua ne gjak, prej asaj dite vajza kurrë nuk është kanë mirë”, ka thënë ajo në emisionin “Përtej Tregimit” në Kanal10.

Madje siç ka thënë ajo, EULEX-i kishte kërkuar që ajo ta tërheq deklaratën e saj për dhunimin që i ishte bërë në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat