Ministri Likaj priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, diskutuan për situatën e krijuar nga COVID-19

Aktuale

Ministri Likaj priti në takim përfaqësuesit e SBASHK-ut, diskutuan për situatën e krijuar nga COVID-19

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 14:47
foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe shefi i kabinetit, Gëzim Berisha, kanë pritur sot në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe Koordinatorin për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, me të cilët biseduan për situatës aktuale në sektorin e arsimit dhe angazhimet e përbashkëta për rrjedhën e mbarë të procesit mësimor dhe realizmit të kërkesave të punëtorëve të arsimit.

Likaj, me këtë rast është zotuar se, do të angazhohet maksimalisht në realizmin e kërkesave të arsyeshme të mësimdhënësve, duke pasur parasysh situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe kushtet në të cilat po punojnë.

“Ministri Likaj gjithashtu ka ritheksuar se, duhet të punojmë të gjithë së bashku, në bashkëpunim edhe me MSh-në dhe IKShPK-në që të mbrojmë shëndetin e nxënësve, mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në arsim dhe të mbajmë në jetë zbatimin e Master Planit për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie, por duke vlerësuar se, asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat