Fillojnë talljet me çantën e Skënder Hysenit: “Shpresojmë të ketë mbajtur sandwich të shijshëm për Hotin”

Aktuale

Fillojnë talljet me çantën e Skënder Hysenit: “Shpresojmë të ketë mbajtur sandwich të shijshëm për Hotin”

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 16:52
Skënder Hyseni

Ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, pas raportimit për humbjen e një çante të delegacionit të Kosovës në Bruksel.

Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, është tallur me Skënder Hysenin, ku shpreson se në çantë të ketë pasur vetëm ndonjë sandwich për kryeministrin Hoti.

Ajo tutje shkruan se, do të ishte keq dhe sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente.

Postimi i plotë:

Shpresoj që çanta e humbur e Skënder Hysenit të ketë mbajtur vetëm ndonjë sandwich të shijshëm nga Brukseli për Kryeministrin Hoti, përndryshe ende edhe më keq sikur t’i humbet Kushtetuta, udhërrëfyesi për dialog siç do të kishte thënë Avdullah Hoti.

Do të ishte edhe më keq, e sjellje jo serioze sikur nga kjo çantë të merreshin dokumente përmes së cilave Qeveria jonë i udhëheq këto bisedime.

Skënder Hyseni edhe Kryeministri Hoti, duhet të tregojnë se kur u ka humbur kjo çantë, çka ka pasur në të dhe a është kthyer në gjendjen e mëparshme?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat