Tomë Gashi: Baca Anton dha gjithçka për ne, të kërkojmë falje që jemi jofalënderues

Aktuale

Tomë Gashi: Baca Anton dha gjithçka për ne, të kërkojmë falje që jemi jofalënderues

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 14:48
Anton Çetta

Avokati Tomë Gashi ka kujtuar Anton Çettën, në 25 vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Baca Anton dha gjithçka për ne dhe nuk e gëzoi lirinë për të cilën dha kontribut, përcjell Bota sot.

Gashi ka thënë se ne u çliruam por për atë nuk u gjete një vend për përmendore të dinjitetshme.

Gashi i ka kërkuar faljes atij, se sa jofalënderues jemi ne shqiptarët.

Postimi i tij i plotë:

Baca Anton dha gjithçka për ne!

Ai shkoi ne amshim para 25 viteve, për të mbetur përgjithmonë i pavdekshëm, por ai nuk e gëzoi lirinë për të cilën aq shumë kontribuoi!

Ai prishi planet serbe, duke ndalur gjakmarrjen dhe vëllavrasje mes ne shqiptarëve.

Ai pajtoi me mijëra familje të hasmuara dhe kontribuoi aq shumë, që lufta për çlirim të ishte gjithpopullore.

Por kur ne u çliruam, por për atë nuk u gjete një vend për përmendore të dinjitetshme.

Baca Anton të kërkojmë falje, ti nuk ke mundur ta dish, por ne tani po e shohim se sa jofalënderues jemi ne shqiptarët!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat