​Deputeti i LDK-së e quan kriminale Qeverinë e Serbisë

Aktuale

​Deputeti i LDK-së e quan kriminale Qeverinë e Serbisë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 17:41
Shkëmb Manaj

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj në seancën ku po zhvillohet debati parlamentar për të pagjeturit, e ka quajtur kriminale qeverinë aktuale të Serbisë.

Ai tha se Beogradi zyrtar po vazhdon të fshehë krimet serbe dhe po refuzon të tregojë se ku ndodhen varrezat masive me shqiptarët e vrarë gjatë luftës.

Manaj: Një qeveri që i fsheh krimet nuk ka emër tjetër përveç qeveri kriminale

“Po aq sa ka qenë kriminale Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Milosheviqi që ka planifikuar, organizuar vrasjet masive ndaj popullatës sonë, duke vrarë civilë shqiptarë gjatë luftë, po aq kriminale janë edhe qeveritë duke përfshirë edhe Qeverinë aktuale të Serbisë, e cila nuk ofron të dhëna për varrezat masive dhe fatin e personave të pagjetur duke i fshehur krimet. Një qeveri që i fsheh krimet nuk ka emër tjetër përveç qeveri kriminale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat