Trump kundër Biden - Berat Buzhala: Ky kandidat i ka gjasat më të mëdha për fitore

Aktuale

Trump kundër Biden - Berat Buzhala: Ky kandidat i ka gjasat më të mëdha për fitore

Nga: A.Zh Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 12:01
Joe Biden dhe Donald Trump

Gazetari Berat Buzhala, ka thënë se gjasat më të mëdha për të fituar në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i ka kandidati demokrat Joe Biden.

Ai ka thënë se Bidenit i duhet të fitojë edhe në Pensilvani, që me 274 vota të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ka qenë e ditur se gara mes Bidenit dhe Donald Trumpit do të jetë e ngushtë.

Reagimi i tij në Facebook, pa ndërhyrje:

Megjithe respektin per rezultatet momentale, une besoj qe Biden i ka gjasat me te medha per me fitu. Kete situate qysh eshte tash une e kam parashiku mbrame ne maratonen zgjedhore. Ne tri kater shtetet, posacerisht ne Pensilvania dhe Michigan kane mbete pa u numeru votat me poste.

Biden tash i ka 238 vota te sigurta, plus Nevaden me 6 dhe Wisconsin me 10. Krejt cka i duhet per me i fitu zgjedhjet eshte edhe Pensilvania me 20, qe do te thote shkon ne 274 vota elektorale qe eshte e mjaftueshme per me hy ne Shtepi te Bardhe.

Se gjerat do te shkojne kaq ngushte eshte dite qe nga fillimi. Edhe qe Trump do ta shpalle fitoren, duke provu me i pengu votat me poste, edhe kjo eshte dite. Garen ka me e fitu ai qe fiton kur te numerohen krejt votat.

Jane kater shtete te medha qe dallimi eshte rreth 1 perqind, kurse kane me u numeru edhe ni kallabllak vota. Pa keto shtete, me votat aktuale qe jane 238 plus Nevada dhe Wisconsin Biden shkon ne 254. Cilido shtet tjeter qe kalon ka Biden, si bie fjala Michigen, Pensilvania, Georgia ose North Carolina, Biden e fiton garen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat