Në mesin e të dyshuarve për sulmet në Vjenë janë edhe dy shqiptarë nga Kosova

Aktuale

Në mesin e të dyshuarve për sulmet në Vjenë janë edhe dy shqiptarë nga Kosova

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:21
Vjenë

Pas sulmeve terroriste në Vjenë, analiza e disa videove të bëra me celularë nga vendi i ngjarjes nuk ka lënë të kuptohet se ka pasur atentator tjerë, shkruan “Oe24.at”.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karim Nehammare, në mbrëmjen e djeshme tha se nuk ka ndonjë dëshmi se ka pasur atentatorë tjerë, pos shqiptarit nga Maqedonia Veriore, Kujtim Fejzulai. Por në lidhje me sulmin në Vjenë dje u arrestuan 14 persona.

Policia ka arrestuar personat dhe po kërkon edhe katër tjerë të dyshuar.

Bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë Veriore të lindur në Austri dhe dy shqiptarë nga Kosova.

“DW” në raportim bazohet në një listë nga burime jozyrtare. Në të gjenden edhe emrat Argent G. dhe Uzeir A. Po ashtu në listën e dyshuarve me sulmin janë edhe dy persona nga Kosova.

Autoritetet e Maqedonisë Veriore kanë konfirmuar me iniciale për Argent G. dhe Uzeir A. Nga ministria e Brendshme e Maqedonisë Veriore është thënë se po bashkëpunohet me autoritetet austriake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat