Ish ushtari i UÇK-së dhe zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka reaguar pas aksionit të Gjykatës Speciale që mori sot, ku kontrolloi shtëpitë e Jakup Krasniqit.
Specialja, sot sipas avokatit të Krasniqit e ka konfirmuar aktakuzën kundër tij, ku edhe pritet që të dërgohet në Hagë.
Pas kësaj, Koci i cili njihet për gjuhën e tij të vrazhdë ndaj kundërshtarëve politik, komentuesit në rrjetet sociale, ia ka fyer duke i quajtur ‘farë e keqe e mbjellë nga Serbia në Kosovë’.
Ai madje i ka dal ballë hapur Speciales ku thotë se luftëtarët e vërtetë janë të gjithë si Jakup Kraniqit.
“NA burgosni të gjithëve, këtu jemi”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Veprimet e EULEX-it, janë veprime të tipit millosheviçian! Zatën edhe Gjykata speciale, gjithë veprimin e saj po e mbështet në direktivat serbe.
Spektaklet e tilla dhe aktakuzat e konstruktuara nga Serbia por edhe nga shumë shqipfolës( shihni veç komentet e poshtra, në rrjetet sociale, të farës së keqe që e ka mbjellë Serbia në Kosovë), nuk do e mposhtin dhe as nuk do e frikësojnë Jakup Krasniqin dhe asnjë luftëtarë të lirisë.
Ashiqare po shihet se kjo gjykatë nuk ka të bej fare me drejtësinë, por është puro politike në shërbim të politikës serbe dhe të shqipfolësve tanë.
Baca Jakup do dal fitimtar. Të gjithë, ne luftëtarët e vërtetë, jemi si ai. Na burgosni të gjithëve. Këtu jemi!