Duda Balje kërkon falje që votoi Gjykatën Speciale: Baca Jakup është vet liria

Aktuale

Duda Balje kërkon falje që votoi Gjykatën Speciale: Baca Jakup është vet liria

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 19:26
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar pas arrestimit që hetuesit e Speciales i kanë bërë ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Deputetja ka shkruar se Jakup Krasniqi është vet liria, teksa ka kërkuar falje që ka votuar formimin e Speciales.

“Baca Jakup është vet LIRIA. Jam thellësisht e tmerruar me format e veprimit të sotëm ndaj Baces Jakup dhe familjes së tij! Kërkoj falje publike që atëherë e votova këtë ” gjykatë speciale”! Më vjen shumë keq, sinqerisht që votuam atë botë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, hetuesit e Speciales kanë arrestuar sot Jakup Krasniqin, arrestimi ka ndodhur pas bastisjes që është bërë në shtëpinë e tij, e cila ka zgjatur rreth dhjetë orë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Valon Hasani. Ai shtoi se aktakuza i është konfirmuar dhe Krasniqi është nisur për në Hagë.

“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestuar Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë avokati Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat