Pallaska për arrestimin e Jakup Krasniqit: Është e pazakontë të urdhërohet bastisje pas ngritjes së aktakuzës

Aktuale

Pallaska për arrestimin e Jakup Krasniqit: Është e pazakontë të urdhërohet bastisje pas ngritjes së aktakuzës

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 06:51
Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska, ka reaguar ndaj bastisjes dhe arrestimit të Jakup Krasniqit nga Njësia Speciale e EULEX’it.

Pallaska ka shkruar se qëllimi i bastisjes është mbledhja dhe sigurimi i provave, mirëpo është tejet e pazakontë që bastisja të ndodhë pas ngritjes së aktakuzës siç ndodhi ndaj Jakup Krasniqit.

Ai tha se ky veprim është e rrezikshme dhe jep perceptimin se instrumentet juridike po përdoren edhe për qëllime jo-juridike.

Postimi i plotë nga Pallaska:

Qëllimi i një bastisje në procedurë penale është, para se gjithash, mbledhja dhe sigurimi i provave.

Duke marrë këtë parasysh, bastisja – si rregull – ka kuptim dhe urdhërohet gjatë hetimeve.

Është tejet e pazakontë të urdhërohet një bastisje pas ngritjes së aktakuzës, siç ndodhi sot në rastin e ish kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Kjo kundërthënie procedurale e edhe logjike, që mbetet ende e paadresuar zyrtarisht, jo vetëm që ka rrezik të komprometoj procedurën penale që po zhvillohet por edhe ushqen perceptimin e skeptikëve se në këto raste instrumentet juridike po përdoren edhe për qëllime jo-juridike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat