Reagon ashpër ish ushtaraku i UÇK-së, hedh akuza të rënda ndaj Thaçit, Veselit, Selimit...

Aktuale

Reagon ashpër ish ushtaraku i UÇK-së, hedh akuza të rënda ndaj Thaçit, Veselit, Selimit...

Nga: P.R Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 14:27
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish ushtaraku i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj përmes një postimi në facebook ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, ku Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Jakup Kraniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Ngjarjet që filluan dje ,vazhduan sot dhe sigurisht do vazhdojnë edhe në ditët në vijim , janë tregues se po përfundon një periudhë prej dy dekadash ! E përçanë luftën duke provokuar luftë vëllavrasëse ! U vranë figurat kryesore politike dhe institucionale , të LDK-së dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes ! Uzurpuan luftën dhe padrejtësisht u bënë pronarë të sajë ! Mohuan dhe luftuan të gjitha përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës , që nga viti 1990 e gjerë me çlirimin e Kosovës ! Në emër të luftës rrëmbyen pushtetin me dhunë dhe hajni ! Vodhën pasurin e Kosovës dhe shkatërruan shtyllat kryesore të shtetit!”, ka shkruar Tahiraj, përcjellë “Bota sot”.

“Athua a po fillon një periudhë e re për Kosovën ? Mendoj se tani është koha e rilindjes sonë , është koha e gjeneratës së re , është koha e personaliteteve që kanë dinjitet njerëzore dhe patriotik ! Të gjitha partitë politike duhet të fillojnë reformimin dhe gardës së vjetër diktatoriale ti thuhet NDAL ! FILLIM I RI ME NJERZË TË RINJË , TË DINJITETSHËM ,PATRIOT QË E DUAN VENDIN E TYRE DHE ME FANATIZËM E MBROJNË PRONËN DHE PARANË PUBLIKE”, përfundon postimin e tij ish ushtaraku i UÇK-së dhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat