Përplasja e ashpër Koci-Kelmendi për Hashim Thaçin: Të vraftë gjaku i Qerimit – vëllait tënd, ja reagimi...

Aktuale

Përplasja e ashpër Koci-Kelmendi për Hashim Thaçin: Të vraftë gjaku i Qerimit – vëllait tënd, ja reagimi...

Nga: N.Sh. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 08:33
Ibrahim Kelmendi dhe Gani Koci

Ish-kreu i LPK-së, Ibrahim Kelmendi ka reaguar gjatë ditës së djeshme pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për tashmë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Pak pasi Thaçi bëri të ditur se iu është konfirmuar aktakuza dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Kelmendi në Facebook ka shkruar “Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”.

E kjo ka bërë që zyrtari i PDK-së, Gani Koci të reagojë ashpër ndaj Kelmendit.

Në reagimin e tij në Facebook, Koci i thotë Kelmendit të mbuloftë turpi e të vraftë gjaku i Qerimit, vëllaut tashmë të ndjerë të Ibrahimit.

Ai e pyet se dorë e zgjatur e kujt je?

“Të mbuloftë turpi e të vraftë gjaku i Qerimit, vëllait tënd, o Ibrahim Kelmendi!

Po dorë e zgjatur e kujt je?”, shkruan Koci në reagimin e tij.

Por, pas këtij reagimi të Kocit, ka reaguar edhe Ibrahim Kelmendi.

Ai në Facebook, e ka postuar statusin e Kocit duke mos u shqetësuar fare për atë se çfarë ka thënë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat