“Largimi nga skena politike e çlirimtarëve”, zyrtari i PDK-së zbulon qëllimin e Gjykatës Speciale?

Aktuale

“Largimi nga skena politike e çlirimtarëve”, zyrtari i PDK-së zbulon qëllimin e Gjykatës Speciale?

Nga: N.Sh. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 09:52
Gjykata Speciale

Zyrtari i PDK-së, Arton Muhaxheri thotë se qëllimii Gjykatës Speciale është që të largoj nga skena politike çlirimtarët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se nuk i beson kësaj Gjykate.

Sipas tij, në aktakuza nuk mund të gjesh asgjë për atë se çfarë u krijua kjo Gjykatë.

Reagimi i plotë:

As edhe vetëm një shkronjë ne aktakuze nuk mund ta gjesh per çka u kriju Gjykata Speciale dhe disa po thonë kemi besim në drejtesin ndërkombëtare.

Në cilën drejtësi ndërkombëtare, kjo qe trafikimin e organeve e kishte pretekst per ta themeluar nje Gjykate e cila qartazi po duket qe ka per qellim largimin nga skena politike të çlirimtarëve.

Unë nuk i besoj kësaj Gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat