A ka aktakuzë për të nga Specialja? Flet Sabit Geci

Aktuale

A ka aktakuzë për të nga Specialja? Flet Sabit Geci

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 10:10
Sabit Geci

(E plotësuar 10:07) - Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci, ka folur pasi që në media është raportuar se edhe atij i është ngritur aktakuzë nga Specialja për krime të luftës.

Geci thotë se e ka parë që në aktakuzën e krerëve të UÇK-së shihet edhe emri i tij, por shton se nuk ka deri më tani njoftim zyrtar se edhe ai mund të jetë i akuzuar nga Specialja.

“Një aktakuzë shihet emri im, nuk di diçka tjetër. Njoftim zyrtar nuk kemi fare, vetëm atë që e kam parë se figuron edhe emri im”, tha ai.

Ai i ka cilësuar spektakël arrestimet e fundit të Speciales, e thotë se nuk frikësohet edhe nëse atij i ngrihet aktakuzë.

“Këta kanë bërë vetëm spektakël, janë me u çuditë. Ne shqiptarët jemi popull frikacak, po unë se kam këtë frikë fare, ne shihet se nuk e kemi dashur lirinë, po vazhdojnë të përballemi me padrejtësitë që po na bëhen. Asnjë gjë s’ka të vërtetë aty. Krejt janë shpifje”, ka thënë Geci. 

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Sabit Gecit

Ish-ushtari i UÇK-së, Sabit Geci e ka konfirmuar se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

"Po më është ngritur aktakuza", ka thënë shkurt Geci për syri.

 Geci poashtu ka njoftuar se në rast të bastisjes dhe arrestimit të tij nga forcat e EULEX-it, ai nuk do të bëjë rezistenc. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat