Dastid Pallaska po qëndron brenda shtëpisë së Thaçit gjatë bastisjes së EULEX

Aktuale

Dastid Pallaska po qëndron brenda shtëpisë së Thaçit gjatë bastisjes së EULEX

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 10:58
Dastid Pallaska

Vetura të shumta të EULEX’it dhe Policisë së Kosovë janë parë para shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi sot gjatë mëngjesit.

Shtëpia e Thaçit thuhet se po bastiset nga EULEX tanimë një ditë pasi Thaçi udhëtoi për në Hagë.

Por, si përfaqësues dhe familjes Thaçi, avokati i njohur Dastid Pallaska po qëndron brenda shtëpisë së kësaj familje derisa EULEX po kryen bastisje.

Media mëson se Pallaska ka qenë prezentë dhe ka thirrur një anëtar të familjes Thaçi për të filluar bastisjen EULEX.

Ndryshe, para shtëpisë së Thaçi po qëndron edhe ish-këshilltari dhe tani deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat