Karantinimi i shtatë komunave, reagon sërish Armend Zemaj – sqaron gjithçka

Aktuale

Karantinimi i shtatë komunave, reagon sërish Armend Zemaj – sqaron gjithçka

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 16:54
Armend Zemaj

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

E pas marrjes së këtyre masave, ka reaguar edhe nëjehrë ministri Zemaj.

Ai përmes facebookut është shprehur se masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës. Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme. Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”, ka shkruar Zemaj.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Masat e reja janë për të mirën e secilit prej nesh, janë për të mirën e shëndetit publik dhe për ta ruajtur vendin nga gjendja e jashtëzakonshme.
Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme.

Të vetëdijshëm për shtrirjen e madhe të virusit në vendin tonë, jemi të obliguar të ndërmarim masa të forta kundër virusit.

Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë!

Obligohet Policia e Kosovës dhe Inspektoriatet të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës

Sot Kosova ka shënuar rekord të zi sa i përket rasteve me Covid-19, 728 raste të reja dhe 12 të vdekur janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë.

Kryeqyteti sërish ka thyer rekord me numër të rasteve të reja me Covid-19.
Sipas raportit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm në Prishtinë janë raportuar edhe 316 raste të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat