Familjarët e të pagjeturve: Aktakuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së na i shtoi plagët

Aktuale

Familjarët e të pagjeturve: Aktakuza ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së na i shtoi plagët

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 22:31
Foto Ilustrim

Kosova ende nuk di asgjë për fatin e 1642 personave. Familjarët e personave të pagjetur thonë se aktakuza ndaj ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shtoi plagët.

Kryetari i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, Bajram Çerkini, thotë se ndërkombëtarët nuk po veprojnë si duhet.

“Si u formu kjo Gjykatë Speciale, është përdorë shumë herë se është punë politike, është punë të cilën udhëheqësia e Republikës së Kosovës ka pasur presion jashtëzakonisht të madh prej ndërkombëtarëve për të formuar një lloj Gjykate që sot po na trondit”, tha Çerkini për RTK.

“Ndërkombëtarët masakrat i dinë, njerëzit i dinë kush i ka marrë, gjithashtu nuk ka një gjë në Kosovë që nuk është përcjellë në mënyrë të organizuar nga ana policore dhe ushtarake”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat