Video tronditëse: Kush është personi që dha emrat e atyre që e keqtrajtuan gjatë luftës? Ja kush i tha “na e kem vra Ahmet Krasniqin”!

Aktuale

Video tronditëse: Kush është personi që dha emrat e atyre që e keqtrajtuan gjatë luftës? Ja kush i tha “na e kem vra Ahmet Krasniqin”!

Nga: N. H Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 09:55
Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi dhe Sebahate Tolaj

Vëllai i anëtarit të LDK-së, Haki Imerit i vrarë me 2 nëntor të vitit 1999, Imer Imeri kohë më parë akuzonte shumë rëndë presidentin Hashim Thaçin dhe Sabit Gecin, për të gjitha veprimtaritë jo të mira që kishin ndodhur gjatë periudhës së luftës.

Video e tij e realizuar vite me parë, shihet Imeri ku akuzonte eprorët e UÇK-së, e pikërish kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, dhe po komentohet shumë nga qytetarët.

Në këtë video, e publikuar nga faqja me emrin “Ledion Media”, Imeri këtu shokon me disa deklarata të tij, ku përmend emrat e atyre që, sipas tij, e keqtrajtuan, gjatë periudhës së luftës.

Madje, përmend edhe një bisedë që kishte zhvilluar ai me njërin prej komandantëve të UÇK-së, Sabit Geci, ku ky i fundit i zbulon disa detaje të padëgjuara rreth vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Haki Imeri dhe kolonel Ahmet Krasniqit.

Mirëpo, kujtojmë se qëndrimi i Imer Imerit kishte ndryshuar pas disa viteve. Imer Imeri mësohet se është pajtuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, madje, këta dy ishin parë së bashku në homazhe tek varri i Hakiut, dhe duke pranuar mirënjohje nga ish-presidenti.

Kujtojmë se Haki Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vra familjarin e tyre.

Haki Imeri ishte kidnapuar midis orës 16 dhe 17, me 2 nëntor në fshatin Brojë, nga persona të panjohur, që ishin prezantuar si policë, e më pas ishte gjetur i vdekur në një thellësi të malit në fshatin Aqarevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar

Haki Imeri ishte dekoruar me Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova, së bashku me Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, e Ukë Bytyçi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat